Politike

VD-30 vjet FRESSH, Rama të rinjve: E di që është sforco e madhe të jeni këtu sot

15 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
VD-30 vjet FRESSH, Rama të rinjve: E di që është sforco e

TIRANË – Në fillim të fjalës së tij në takimin e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të FRESSH, Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve duke thënë se ai e dinte që ishte një sforco e madhe për ta që të ishin sot në atë takim dhe kjo ishte arsyeja që sipas Ramës, e bëri atë të mbante një fjalë ndryshe nga herët e tjera.

Rama u fokusua tek fjala politikë, që sipas tij, edhe pse një fjalë e urryer për shumëkënd në kohën ku ne jetojmë. Megjithatë, vijoi Rama, politika është mundësia e vetme për orientim kolektiv që ne njerëzit trashëgojmë nga historia e njerëzimit.


“Për ju është një sforco e vecantë që në këtë ditë të shtunë, me këtë diell, me të tjerë që mund ti shikoni anash dhe u thoni se kur mund ta bëjmë një takim, të dëgjoni fjalime është mbase e tepërt. Mua mu duk e udhës të bëj sot një fjalë ndryshe nga ato që keni dëgjuar, dhe të merrem me politikën si fjalë. Si fjalë e urryer për shumëkënd në kohën që jetojmë, si fjalë e shgarravitur si asnjë fjalë tjetër, mes fjalëve më të këqija. Fjala politikë ka hyrë sot botërisht në grupin e fjalëve të pista dhe bashkë me politikanët është kthyer në një kategori që urrehet çdokund. Politika është mundësia e vetme për orientim kolektiv që ne njerëzit trashëgojmë nga historia e njerëzimit.”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

LAJM KRYESOR: 30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh edi rama 30 vjet fressh edi rama

Sondazh

Poll