Politike

VD-Rama: Njeriu e vetmja kafshë politike, vendimet e politikës i prekin të gjithë

15 Janar 2022, 11:11 Nga DOSJA
VD-Rama: Njeriu e vetmja kafshë politike, vendimet e politikës i

TIRANË – Kryeministri Edi Rama u shpreh në fjalën e tij përpara të rinjve socialistë se, njeriu është e vetmja kafshë politike, pasi të gjitha kafshët e tjera janë thjesht kafshë. Sipas Ramës, politika ekziston përpara demokracisë, përpara formimit të shteteve dhe se kush thotë që nuk merret me politikë, sipas Ramës gënjen veten, sepse nuk e kupton që kjo e fundit merret gjithsesi me të.

Rama tha më tej se vendimet e politikës e prekin gjithsesi njeriun dhe se e kushtëzojnë atë në veprimtarinë e tij të përditshme, ndërsa shtoi se politika hyn në jetën e të gjithëve ne pa na marrë asnjë autorizim.


“Njeriu është e vetmja kafshë politike, të gjitha kafshët e tjera janë thjesht kafshë. Politika ekziston përpara demokracisë, përpara formimit të shteteve. Kush thotë nuk merrem me politikë, gënjen veten, sepse nuk kupton që politika merret gjithsesi me të. Se vendimet e politikës e prekin gjithsesi atë. Se veprimet e politikës e kushtëzojnë gjithsesi veprimtarinë e tij. Politika të hyn pa të marrë autorizim në jetën tënde. “, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama.

LAJM KRYESOR: 30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh edi rama 30 vjet fressh edi rama

Sondazh

Poll