Politike

VD-RAMA: Sa më larg politikës ti rrini, aq më shumë do hani dynjanë nga politika

15 Janar 2022, 11:29 Nga DOSJA
VD-RAMA: Sa më larg politikës ti rrini, aq më shumë do hani

TIRANË – Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve duke i thënë se sa më shumë që të rrinë larg politikës, aq më shumë do të vuajnë prej saj. Sipas Ramës, ka shumë gjëra të vogla që të vetëm ne nuk mund ti bëjmë dot, por nëse bëhemi bashkë, mund ti ndryshojmë këto gjëra për mirë.

Ai vijoi më tej duke thënë se sa më shumë zgjerohet e mira e përbashkët, aq më shumë ka për të mirën e gjithsecilit, ndërsa shtoi se, pa politikën nuk do të ekzistonte paqja, nuk do të ekzistonte Kushtetuta e SHBA, nuk do të ekzistonte as Shqipëria dhe as Kosova e pavarur.


“Sa më shumë ti rrini larg politikës, aq më shumë do hani dynjanë nga politika. Nga ato gjëra të vogla të politikës që ju vetëm nuk I bëni dot, por po të bëheni bashkë mund ti ndryshoni. Ndodh që pasioni për pushtet ta nëpërkëmbë dhe ta ndrydhë deri në mpirje arsyen e shtetit. Mjafton të imagjinojmë për një cast se sa e sa gjëra nuk do të kishin ndodhur kurrë pa politikën, që ta kuptojmë se sa e gjymtuar do të ishte shoqëria pa politikën. Sa më shumë zgjerohet e mira e përbashkët, aq më shumë ka për të mirën e gjithsecilit. Pa politikën nuk do të ekzistonte paqja. Nuk do ekzistonte Kushtetuta që I dha jetë SHBA. Nuk do ekzistonte as Shqipëria dhe as Kosova e pavarur.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama.

LAJM KRYESOR: 30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh edi rama 30 vjet fressh edi rama

Sondazh

Poll