Politike

VD-Rama të rinjve të FRESSH: Në fund të fundit çfarë është dreqi e mori politika?

15 Janar 2022, 11:06 Nga DOSJA
VD-Rama të rinjve të FRESSH: Në fund të fundit

TIRANË – Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve duke i thënë se ai e dinte që ata që ishin të pranishëm në atë takim e dëgjojnë shumë shpesh fjalën politikë, madje ka shumë prej të rinjve të cilët shpeshherë thonë se nuk duan të merren fare me të dhe as të flasin për të. Por, sipas Ramës, kjo është e pamundur, pasi sikurse do të ishte njeriu pa shpirtin, ashtu do të ishin edhe ne njerëzit pa bashkësinë tonë politike.

Rama vijoi më tej duke thënë se, politika ishte ajo që u dha njerëzve mundësinë që të jepnin e merrnin me njëri – tjetrin, politika i përmbledh të tëra diskutimet, vendimet dhe veprimet mbi problemet që duhen zgjidhur dhe që kanë të bëjnë me një komunitet njerëzish.


“Ju që keni ardhur sot këtu me siguri e dëgjoni shumë shpesh fjalën politikë. ‘Sdua të merrem me politikë, sdua të flas për politikë, politikanët janë të gjithë pisa’. Po a është e vërtetë që politika është simbol i pisllëkut? Dhe në fund të fundit çfarë është dreqi e mori politika? Vetë fjala vjen nga fjala polis. Si cdo të ishte njeriu pa shpirtin, ashtu do të ishin edhe njerëzit pa bashkësinë e tyre politike. Politika ishte ajo që u dha njerëzve mundësinë që të jepnin e merrnin me njëri-tjetrin. Politika i përmbledh të tëra diskutimet, vendimet, veprimet mbi problemet që duhen zgjidhur dhe që kanë të bëjnë me një komunitet njerëzish.”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

LAJM KRYESOR: 30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh edi rama 30 vjet fressh edi rama

Sondazh

Poll