Politike

VD-Rama: Unë nuk doja të merresha me politikë, por ja që politika merrej me mua

15 Janar 2022, 11:23 Nga DOSJA
VD-Rama: Unë nuk doja të merresha me politikë, por ja që

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, duke kujtuar kohët e tij të para në politikë, solli në vëmendje vuajtjet e sistemit të atëhershëm, që sipas tij as modelet me rroba banje në atelietë e vizatimit dhe pikturës nuk mund ti zhvishte, pasi përbënin krim dhe dënoheshin.

Ai tha se asokohe nuk ka dashur kurrsesi të merret me politikë, por ishte politika që u mor me të, duke u marrë me artin e tij, duke i vënë artit të tij kufinj dhe duke e detyruar atë që të rrinte i struktur. Më tej Rama tha se sensi i politikës është pikërisht liria.


“Si mund ti zhvishja unë modelet me rroba banje në atelietë tona të vizatimit dhe të pikturës, kur këto përbënin figura krimi dhe dënoheshin. Unë nuk doja të merresha me politikë, por ja që politika merrej me mua, duke u marrë me artin tim, duke I vënë artit tim kufinj, duke më detyruar mua që të rrija i strukur. Vetëm duke ndryshuar politikën bashkë me të tjerë që e vuanin paturpësinë brutale të saj, unë mund ti hiqja qafe këto kufizime, dhe vetëm duke luftuar për një të mirë të përbashkët, unë mund të fitoja lirinë krijuese dhe këtu u bashkuan interesat e asaj bashkësie dhe ne i thyem ato kufij. Sensi i politikës është liria.”, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama.

LAJM KRYESOR: 30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh edi rama 30 vjet fressh edi rama

Sondazh

Poll