Politike

Berisha: Rama mbylli lojërat e fatit prej Bashës. Ia dha kompanisë së gruas së tij

15 Janar 2022, 11:34 Nga DOSJA
Berisha: Rama mbylli lojërat e fatit prej Bashës. Ia dha

LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nisma Ballkani i Hapur është një projekt kundër shqiptarëve. Gjatë 31-vjetorit të PD-së në Lezhë, Berisha tha se sot ka një angazhim totat të Beogradit kundër shqiptarëve. Ai gjithashtu tha se që nga vrasja në Bllok, Rama vendosi ndalimin e basteve, që tja kalonte online një kompanie në Qipro, ku 80% të aksioneve i ka gruaja e Bashës.


“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Ballkani i Hapur është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit nga Tirana në Prishtinë se si përfaqësojnë. Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës.

Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin. Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes. Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/31-vjetori i PD Lezhë, Berisha: Nderim themeluesve dhe demokratëve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 31 vjetori i pd ne lezhe sali berisha 31 vjetori i pd ne lezhe sali berisha

Sondazh

Poll