Politike

VD-Rama: Protesta e studentëve në 2018-n, e vetmja pa politikanë në krye

15 Janar 2022, 11:35 Nga DOSJA
VD-Rama: Protesta e studentëve në 2018-n, e vetmja pa politikanë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, duke komentuar protestën e fundvitit 2018 të studentëve në kryeqytet, u shpreh se ajo ishte e vetmja protestë pa politikanë në krye, e cila tregoi edhe njëherë se si studentët e derdhur lum në rrugët e Tiranës, arritën të shkundnin një qeveri të tërë, duke bërë që të dëgjohet zëri i tyre dhe të plotësoheshin kërkesat e tyre.

Sipas Ramës, problemet e studentëve ishin të njohura për qeverinë e tij, pavarësisht se të mbartura ndër vite, ndërsa shtoi se ajo tregoi edhe njëherë mrekullinë e demokracisë dhe politikës, e të marrurit me politikë, jo si politikanë, por si dikush që përpiqet për të zgjidhur hallin e vet.


“E vetmja protestë pa politikanë në krye, që prej asaj të vitit 1990. Studentët në fund të vitit 2018 u derdhën lumenj në rrugët e Tiranës, me kërkesa jo vetëm legjitime, por edhe të njohura prej nesh dhe të gjitha binin dakord që duheshin zgjidhur. Problemet ishin të njohura, edhe qeveria jonë I dinte, por mrekullia e demokracisë dhe e politikës, e të marrurit me politikë, jo si politikanë, por si dikush për të zgjidhur hallin tënd, është se ndërkohë që qeveria e konsideron që është një kërkesë e duhur dhe që duhet zgjidhur, ti thua ska gjë më të rëndësishme dhe thua: Stop, dua të zgjidhet kjo. Por për tju kërkuar llogari politikanëve, për ti nxitur ata, për ti mbështetur pse jo, përkundër zgjidhejve që ata duhet të japin duke u bërë bashkë me të tjerë që mendojnë si ty, në kërkim të një të mire të përbashkët, nga e cila përfiton edhe ti. Politika demokratike është aty në hapësirën e bashkëjetesës, nuk është e politikanëve.”, tha Kryeministri Edi Rama.

LAJM KRYESOR: 30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh edi rama 30 vjet fressh edi rama

Sondazh

Poll