Politike

VD-Berisha: Më 8 janar Rama ishte autor i pushtimit të PD-së 

15 Janar 2022, 11:18 Nga DOSJA
VD-Berisha: Më 8 janar Rama ishte autor i pushtimit të

LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 8 janari është faqja më e zezë në 30 vite për një qeveri shqiptare. Gjatë 31-vjetorit të PD-së në Lezhë, Berisha tha se Rama në atë ditë vërtetoi që është autori i pushtimit të PD-së. Berisha tha se Rama e ka shëndruar PD-në në një strofull krimi si dhe kriminelësh, të cilët e kanë vendin në burg.


“8 janari është faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare. Më 8 janar, Edi Rama faktoi se ai me mënyrat e tij kriminale, ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë sonë, shtëpisë së PD-së. Nuk është problemi i një zyre, i një ndërtese. Këtu është problemi themelor: i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës. Pa këtë parim nuk ka demokraci. Dhjetëra-mijëra demokratë shkuan për të zbatuar vendimin e tyre. Kuvendi Kombëtar ka votuar se selia e PD është ajo seli dhe ne shkuam të hymë në shtëpinë tonë.

Çfarë ndodhi? Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive. Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli.

Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/31-vjetori i PD Lezhë, Berisha: Nderim themeluesve dhe demokratëve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 31 vjetori i pd ne lezhe sali berisha 31 vjetori i pd ne lezhe sali berisha

Sondazh

Poll