Politike

VD-RAMA: Politika nuk duhet lënë në duart e të tjerëve si kopili në një derë tjetër

15 Janar 2022, 11:18 Nga DOSJA
VD-RAMA: Politika nuk duhet lënë në duart e të tjerëve

TIRANË – Kryeministri Edi Rama u shpreh në fjalën e tij përpara të rinjve të FRESSH se politika nuk duhet lënë kurrsesi në duart e të tjerëve si kopili në dyert e të tjerëve, sepse ajo vendos për ty, për punë që janë të tuat.

Rama vijoi më tutje se politikanët janë pjesë e politikës, por politika nuk duhet lënë të bëhet monopol  i tyre, ndërsa shtoi se nuk ka pasur ambicie politike dhe kur u vendos pluralizmi, u krijua Partia Demokratike, ai tha se atij i mjaftoi liria e fituar dhe vazhdova punën time si artist.


“Politika nuk duhet lënë në duart e tjerëve si kopili në dyert e të tjerëve sepse ajo vendos për ty e vepron për ty për punë që janë dhe të tuat. Politikanët janë pjesë e politikës, por politika nuk duhet lënë të bëhet monopol  i tyre. Unë s’kisha ambicie politike dhe kur u vendos pluralizmi, u krijua PD , mua më mjaftoi liria e fituar dhe vazhdova punën time si artist. Pse u ngatërrova unë me politikën kur nuk kish ambicie të tilla? Sepse ishte politika shkaku i kufizimeve të tmerrshme të jetës sime si artist. Ça mund të bëja unë i vetëm kundër tyre? Unë nuk doja të merresha me politikë, doja të merresha me art por ja që politika merrej me mua, duke u marrë me artin tim. Vetëm duke ndryshuar politikën, bashkë me të tjerë, unë mund t’i hiqja qafe këto kufizime. Sensi i politikës është liria”, tha Kryeministri Edi Rama.

LAJM KRYESOR: 30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh edi rama 30 vjet fressh edi rama

Sondazh

Poll