Sport

BOMBA NGA ANGLIA/ Conte drejt largimit nga Tottenham, zbulohet arsyeja

14 Janar 2022, 17:05 Nga DOSJA
BOMBA NGA ANGLIA/ Conte drejt largimit nga Tottenham, zbulohet arsyeja

ANGLI– A është aventura e Antonio Contes te Tottenham drejt përfundimit? Sipas asaj që raportojnë mediat britanike italiani është i lodhur nga situata, humbja ndaj Chelsea-t në gjysmëfinalen e Carabao Cup dhe paraqitja zhgënjyese ndaj skuadrës modeste Morecambe në FA Cup ka bërë që Conte të mendojë gjatë për të ardhmen e tij.

Sipas Daily Mail, lojtarët e Tottenham kanë frikë se Conte mund të largohet nga pankina që në fillim të muajit të ardhshëm, nëse klubi nuk bën investime të rëndësishme në merkaton e janarit.

Tekniku nga Lecce firmoi për 18 muaj me Tottenham dhe duket e pamundur që ai të vendosë të largohet në mes të sezonit, por fakti që perspektiva mund të diskutohet në dhomat e zhveshjes duket se tregon se mund të ketë shumë më tepër probleme në prapaskenë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte tottenham conte tottenham

Sondazh

Poll