Sport

Raporti/ Anglia “mbretëresha” e merkatos, Spanja është për mëshirë, ia kalon edhe…

14 Janar 2022, 15:18 Nga DOSJA
Raporti/ Anglia “mbretëresha” e merkatos, Spanja

EUROPË– Italia është në vendin e dytë në renditjen e kampionateve që kanë shpenzuar më shumë në merkato. Raporti i FIFA Global Transfer Report 2021 tregon transferimet e lojtarëve profesionistë dhe amatorë meshkuj dhe femra të publikuar nga FIFA.

Sipas të dhënave, Italia ka shpenzuar 667.7 milionë dollarë, e paraprirë nga Anglia (1.386.2 milionë). Në podium edhe Franca, e cila arriti në 511.8 milionë dollarë, përpara Gjermanisë (451.9 milionë) dhe Spanjës (347.8 milionë).

Sipas raportit, në vitin 2021 u kryen 18,068 transferime në futbollin profesionist për meshkuj, duke treguar një rritje prej 5.1% krahasuar me vitin 2020. Këto 18,068 transferime përfshinin 4,544 klube nga 185 shoqata të ndryshme (një rekord i ri nga 4,162 klube në 2020), me 15,617 lojtarë nga 179 kombësi të ndryshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli fifa itali premier league serie a angli fifa itali premier league serie a

Sondazh

Poll