Sport

Atletico Madrid dhe Manchester United “studiojnë Inzaghin”: Interi pret qershorin…

14 Janar 2022, 14:09 Nga DOSJA
Atletico Madrid dhe Manchester United “studiojnë Inzaghin”:

ITALI – Përballë shifrave, renditjes dhe triumfit në Superkupë ndaj Juves, edhe më skeptikët janë dorëzuar: Simone Inzaghi është trajner i Interit.

Hezitimet ishin të kuptueshme: trashëgimi i skuadrës së Antonio Contes, një guru i suksesit me çdo kusht, pa mbështetjen e Lukakut dhe Hakimit, nuk ishte e lehtë. Në të vërtetë, ishte më e ndërlikuar se kurrë, edhe pse klubi kishte kërkuar vetëm një vend në top katërshe.

Për momentin, ish-trajneri i Lazios ka kaluar tashmë paraardhësin e tij, me një ulje të kostos me pesëdhjetë për qind. Pas suksesit ndaj Lotitos dhe Sarri, Inzaghi ka dy pikë më shumë se Conte dhe një ndeshje më pak. Por jo vetëm kaq: fitoi një trofe, të katërtin si trajner profesionist dhe mbi të gjitha hyri në 1/16 e Champions League, ku do të takohet me Liverpoolin, kjo është më e keqja që mund t’i ndodhë.

Pikërisht janë rezultatet në fushën ndërkombëtare të dymbëdhjetë muajve të fundit, përveç shikueshmërisë që i dha Interi, po e shndërrojnë Inzaghin në trajnerin e dëshirave edhe jashtë vendit. Asgjë konkrete për momentin, por disa sondazhe janë bërë nga Atletico Madrid, i cili mund të ndahet nga Simeone në qershor 2023 dhe nga Rangnick, si trajneri aktual i Manchester United, i destinuar të bëhet menaxher i rindërtimit.

Trajneri i zikaltërve ka një kontratë dyvjeçare me Interin dhe për momentin nuk ka pasur kontakte për një rinovim të mundshëm, sepse presidenti Zhang dhe adminitratori Marotta duan të arrijnë në fund të sezonit përpara se të vazhdojnë me një rinovim që duket pothuajse i qartë: me Inzaghin deri në vitin 2025 me dyfishimin e një rroge, që tani i kalon tre milionë neto në sezon: nëse do të fitonte edhe “Scudetton”.

Po sakaq, mësohet se Simone gjithashtu është gati të fillojë një kurs të thelluar të anglishtes, sepse dëshira e tij është të bëhet një trajner ndërkombëtar. Atij nuk i mungojnë ambicjet dhe aftësitë, përndryshe do të ishte akomoduar edhe për dy-tre vjet te Lazio, duke pranuar ofertat e të fundit të Lotitos.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport antonio contes atletico madrid interit të simone inzaghi liverpoolin lojtari i manchester united manchester united simone inzaghi simone inzaghi të interit skuadra e inzaghit antonio contes atletico madrid interit të simone inzaghi liverpoolin lojtari i manchester united manchester united simone inzaghi simone inzaghi të interit skuadra e inzaghit

Sondazh

Poll