Sport

Barcelona nuk heq dorë nga Alvaro Morata: Në këmbim ofrohet edhe Depay…

14 Janar 2022, 11:04 Nga DOSJA
Barcelona nuk heq dorë nga Alvaro Morata: Në këmbim ofrohet edhe

SPANJE – Barcelona është e vendosur: e kërkon sa më shpejt Morata. Klubi katalanas, pas zhgënjimit të fundit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, teksa u eliminua nga Real Madridi (3-2), dëshiron t’i bëjë trajnerit Xavi një dhuratë të kërkuar, çka është profili i sulmuesit Alvaro Moratas të Juventusit.

Pavarësisht fjalëve të fundit të Allegrit, spanjolli nuk mund të shitet, por marrëveshja e huazimit, nëse arrihet, mund të zhbllokohet vetëm më vonë.

Sipas gazetës “Sport”, trajneri Xavi do t’i bënte lajka lojës dhe cilësive të Moratas, i cili në parim, pa u përplasur me Juventusin, kishte dhënë dritën jeshile për t’u transferuar në “Camp Nou”. E vetmja gjë që mungon, është “OK” i Juventusit, në një operacion të mundshëm, por jo tani në hapësirën e trasferimeve të janarit.

Lëndimi i rëndë i Chiesa komplikoi planet sulmuese të Juventusit dhe oferta e Barcelonës për të përfshirë edhe sulmuesin holandez Memphis Depay në operacion, nuk e bindin plotësisht menaxhmentin bardhezi të skuadrës torineze.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksionerëve të juventusit alvaro morata është kujdesur alvaro moratas të juventusit barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave aksionerëve të juventusit alvaro morata është kujdesur alvaro moratas të juventusit barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave

Sondazh

Poll