Sport

“Xixa” midis Kukësit dhe Dinamos, verilindorët largohen 54 km nga kryeqyteti…

14 Janar 2022, 12:10 Nga DOSJA

DURRES – Ka mjaftuar vetëm një kafe e drejtuesve të Dinamos në “Football Republic”, teksa prisnin të mbaronte stërvitjen skuadra kuksiane për ta zënë ata impiantin, që midis bluve të kryeqytetit dhe verilindorëve të shpërthenin “xixat”.

Madje, trajneri Longo që mbrëmë ka reaguar në rrjetet sociale, madje edhe duke ironizuar, se stafi teknik i Dinamos po “u vidhte” taktikat, ndërkohë që blutë nuk janë shqetësuar nga një gjë e tillë, edhe pse të ekipet stërviteshin në të njejtin impiant sportiv.

Në këto kushte, për të shmangur kontaktet, trajneri Diego Longo dhe stafi drejtues i klubit të Kukësit, kanë vendosur të largohen nga kryeqyteti dhe “Football Republik”. Ata kanë preferuar të largohen 54 km larg nga Tirana për t’u përgatitur në qendrën sportive “Olimpik Park” pranë qytetit të Durrësit, ku do të qëndrojnë deri në prag të ndeshjes.

Të mërkurën e 19 janarit, në kuadër të javës së 16-të të kampionatit Abissnet Superiores, orën 16:45, në stadiumin e ri “Kukës Arena”, do të luhet ndeshja Kukësi-Dinamo. Verilindorët i janë larguar syve të kundërshtarit. Skuadra e Vllaznisë, që stërvitet gjithashtu në atë impiant, nuk është problem për trajnerin Longo.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamos futbollistët e kukësit në festë skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës trajneri diego longo trajneri i dinamos dinamos futbollistët e kukësit në festë skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës trajneri diego longo trajneri i dinamos

Sondazh

Poll