Sport

Tjetër ndalim për Tomorin, ka dëmtuar meniskun, pasdite do të operohet…

14 Janar 2022, 13:56 Nga DOSJA

ITALI – Lajme të këqija për Milanin dhe Stefano Piolin. Siç njofton klubi kuqezi, Fikayo Tomori, i aksidentuar në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Genoas, “mësohet se ka pësuar një dëmtim medial të meniskut të gjurit të majtë, që kërkon një operacion artroskopik, i cili do të kryhet pasdite”.

Kohët e rikuperimit janë ende të pasigurta, Milani njoftoi se do të dalë një deklaratë zyrtare në përfundim të operacionit, por mbrojtësi anglez me siguri do të mungojë në ndeshjet kundër Spezias dhe Juventusit.

Në pritje të lajmeve nga merkato, në këtë pikë një përforcim duket vërtet i nevojshëm për kuqezinjtë, edhe pse Pioli shpreson të rikuperojë Tomorin për derbin e 6 shkurtit (por ka shumë pak gjasa, zakonisht duhet një muaj për t’u rikthyer në fushë).

Ky është problemi i tretë shëndetësor i sezonit për Tomorin. I pari ishte një inflamacion i kofshës, më pas Covid nga i cili u negativizua vetëm tre ditë më parë dhe tani menisku. Rikthimi i tij në fushë ishte veçanërisht i mirëpritur nga Pioli, në një repart tashmë të lirë nga Kjaer dhe Romagnoli.

Gjithsesi ai mund të buzëqeshë për kthimin në dispozicion të Davide Calabria. Në fakt, siç komunikon AC Milan në faqen e tij të internetit, mbrojtësi i kuqezinjve “rezultoi negativ në testin e Covid-19. Lojtari është shëruar dhe nesër ai do të jetë në dispozicion të stafit teknik”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “giuseppe meazza” të milanos 16 dhjetori ditelindja e milanit as te milani apo interi fikayo tomori një operacion artroskopik për milanin dhe stefano piolin “giuseppe meazza” të milanos 16 dhjetori ditelindja e milanit as te milani apo interi fikayo tomori një operacion artroskopik për milanin dhe stefano piolin

Sondazh

Poll