Sport

Edhe tenistja çeke Voracova akuzon: “Më trajtuan si kriminele, ishte një makth”…

14 Janar 2022, 16:37 Nga DOSJA
Edhe tenistja çeke Voracova akuzon: “Më trajtuan si kriminele,

ÇEKI – Novak Djokovic nuk ishte lojtari i vetëm që kishte paraqitur një përjashtim mjekësor për të provuar të luante “Australian Open”.

Edhe çekja Renata Voracova, një teniste në lojën çift, me 11 tituj në karrierë në WTA, ishte paraqitur me një përjashtim të marrë, pasi pati një reagim negativ ndaj një infeksioni Covid.

Por më pas, ajo u dëbua nga Australia, pas anulimit të parë të vizës së Djokovicit. Veç ndryshe nga serbi, tenistja çeke kishte ditë që ishte në Australi, para përjashtimit. Në një intervistë për BBC, Voracova u shpreh për trajtimin e saj në Melburn.

“U ndjeva pak si kriminele, por nuk kishte arsye pse të ndihesha kështu. Unë i kam dorëzuar të gjitha dokumentet dhe ato janë miratuar. Nëse do ta dija që kishte edhe 1% mundësi që diçka të mos ishte në rregull, nuk do të isha nisur për në Australi”.

Me pak fjalë, lojtarja ishte e sigurt se mund të hynte në Australi dhe do të planifikonte të vaksinohej në të ardhmen. Mirëpo, ndërsa Djokovic bëri një apel, Voracova tha se nuk ishte në dijeni të kësaj mundësie.

Lojtarja çeke, më pas, vuri në dukje detaje shqetësuese në një intervistë tjetër: “Nuk u ndjeva e sigurtë, derisa u ktheva në shtëpi. Më dukej sikur po shikoja një film, një marrje në pyetje të gjatë, me udhëzime të tipit ‘zhvishu, vishu’. Sa e neveritshme, as që dua ta mendoj, lëre më ta përjetoj përsëri”.

Edhe WTA, duke theksuar se duhet të vaksinohen të gjithë lojtarët dhe duke mbrojtur politikat australiane të emigracionit, doli në mbrojtje të Voracovës: “Ajo ndoqi rregullat dhe procedurat, u autorizua të hynte pas mbërritjes në Melburn dhe më pas, papritur viza e saj u anulua kur ajo nuk kishte nuk bëri asgjë të keqe. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet për të trajtuar siç duhet këtë situatë fatkeqe”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajo u dëbua nga australia çekja renata voracova një përjashtim mjekësor një teniste në lojën çift novak djokoviç për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic të luante “australian open” tenistit serb novak djokoviçit ajo u dëbua nga australia çekja renata voracova një përjashtim mjekësor një teniste në lojën çift novak djokoviç për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic të luante “australian open” tenistit serb novak djokoviçit

Sondazh

Poll