Sport

Jetëgjatësia? Ronaldo zbulon sekretin: “Mund të shkëlqej edhe pas 40 viteve”…

14 Janar 2022, 15:35 Nga DOSJA

ANGLI – Cristiano Ronaldo tha se mund të luajë në nivelin më të lartë edhe përtej moshës 40-vjeçare, duke zbuluar sekretin e tij të jetëgjatësisë në një intervistë për ESPN Brazil.

“Jam i lumtur, dua të vazhdoj dhe të shoh se çfarë do të ndodhë. Nëse mund të luaj akoma në moshën 40 vjeç, mund të luaj edhe në moshën 41, 42… Por gjëja më e rëndësishme është të shijoni momentin, të tashmen”,- ka thënë portugezi 36-vjeçar.

“Në aspektin gjenetik, nuk do të them se ndihem sikur jam 25 vjeç, nuk po e ekzagjeroj. Por është sikur të jem 30 vjeç. Kujdesem për trupin dhe shpirtin tim”, shtoi ai.

Gazetarit që e pyeti, nëse mund ta krahasonte veten me legjenda të tjera të sportit, si ylli i futbollit amerikan Tom Brady (43 vjeç) apo tenisti Roger Federer (40 vjeç), Cristiano Ronaldo i shpjegoi se këto janë “sporte të tjera, me nevoja të ndryshme”.

“Jetëgjatësia është një gjë magjepsëse, që e kam studiuar kohët e fundit,- pranoi ai. – Sekreti për të qëndruar në nivelin më të lartë, është të kesh “inteligjencë” për t’u “përshtatur” me situatat e reja dhe “të lexosh mirë lojën”. Unë e njoh trupin tim dhe kam përvojë. Në çdo grupmoshë kam qenë në gjendje të përshtatem me filozofitë e reja të lojërave.

Jam krenar që dëgjoj se në moshën time kam arritur të ruaj nivelin e zakonshëm të lojës,– është shprehur ylli portugez. – Një gjë kam mësuar në këto vite: pas të 33-ave trupi vazhdon të qëndrojë, nëse kujdesemi për të. Por beteja më e vështirë është në planin mendor”, – përfundoi Cristiano Ronaldo.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport çështjes së cristiano ronaldos cristiano ronaldo cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldo shenon golin e 700 edhe përtej moshës 40-vjeçare sekretin e tij të jetëgjatësisë çështjes së cristiano ronaldos cristiano ronaldo cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldo shenon golin e 700 edhe përtej moshës 40-vjeçare sekretin e tij të jetëgjatësisë

Sondazh

Poll