Sport

Pas Covid-19, Davies përsëri jashtë Bayernit: zbulohet një miokardit i lehtë…

14 Janar 2022, 14:53 Nga DOSJA
Pas Covid-19, Davies përsëri jashtë Bayernit: zbulohet një

GJERMANI – Bayern Munich do të duhet të bëjë pa Alphonso Davies për disa javë: ky është njoftimi i Jules Nagelsmann. Tekniku bavarez zbuloi në një konferencë për shtyp, se një miokardit i lehtë u konstatua te futbollisti kanadez, i cili do ta detyrohet të qëndrojë i qetë për një kohë.

Davies, i rikuperuar së fundmi nga Covid-19, do të duhet të ndalojë për disa javë. Këto janë fjalët e Nagelsmann: “Alphonso Davies do të duhet të qëndrojë jashtë për disa javë, sepse pas pozitivitetit të tij ndaj Covid-19, u zbulua një miokardit i lehtë. Asgjë dramatike, por ai do të duhet të qëndrojë një periudhë pushim”.

Tekniku gjerman më pas donte të sqaronte: “Nuk e dimë me siguri nëse ky problem është ndikuar nga pozitiviteti i fundit ndaj Covid-it. Ekziston kjo mundësi, por nuk ka siguri”. Davies, i cili ka përfunduar ciklin e plotë të vaksinimit, ka bërë 23 ndeshje zyrtare këtë sezon me fanellën e Bayern Munichut, duke dhënë gjithsej 6 asistime.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich alphonso davies bayern munich gjatë ndeshjes së bayern munichut jules nagelsmann tekniku bavarez u zbulua një miokardit i lehtë administratori i bayern munich alphonso davies bayern munich gjatë ndeshjes së bayern munichut jules nagelsmann tekniku bavarez u zbulua një miokardit i lehtë

Sondazh

Poll