Politike

Berisha: Protesta e 8 janarit ishte përballje me qeverinë

10 Janar 2022, 20:26 Nga DOSJA
Berisha: Protesta e 8 janarit ishte përballje me qeverinë

TIRANË – Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk e konsdieroi protestën e 8 janarit si kundër Partisë Demokratike, por e quajti kundër kryetarit të PD Lulzim Basha dhe qeverisë. Në emisionin “Now” në “Euronews”, ish-kryeministri tha se protesta e së shtunës ishte paqësore dhe synonte nxjerrjen jashtë pa dhunë të Bashës, por dhe të disa personave të tjerë, të cilët Berisha i konsideron si pengmarrë, kriminelë.

“Në pamje të parë, ishte protestë kundër një kryetari që nuk pranon verdiktin ligjor të partisë, anëtarësisë, kuvendit dhe referendumit. Për çdo njeri që do të dijë të vërtetën, 8 janari ishte përballje me qeverinë. Ne shkuam aty me qëllime paqësore për të hyrë në seli, për të nxjerrë jashtë vrasësit, banditët, pengmarrësit. Për të nxjerrë nga zyra butësisht deputetin Lulzim Basha”, u shpreh Sali Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll