Politike

“Tragjike, kontrollo tonin”, debat Godole-Noka, deputeti: Pyetjet i bën zonja, jo ju

10 Janar 2022, 21:08 Nga DOSJA
“Tragjike, kontrollo tonin”, debat Godole-Noka, deputeti: Pyetjet i

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka debatuar me Jonila Godolen. Të dy ndodheshin në studion e “Open”, teksa debatuan për protestën e zhvilluar më 8 janar. Noka nxorri pamjet e dhunës së ushtruar në protestë, kurse Godole replikoi. 

Pjesë nga debati i Flamur Nokës me Jonila Godolen:

Flamur Noka: A të dhemb kjo kur i shikon?

Jonila Godole: Ajo që ndodhi atë ditë është tragjike për të gjithë demokratët, për ata që janë të djathtë, për ata që e duan këtë parti ishte një ditë e trishtë, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, për ata që e panë nëpër ekrane. Unë kam ngritur një karrierë që është e pavarur nga partitë politike. Partia duhet të hapet edhe ndaj njerëzve që nuk janë pjesë e partisë.

Eni Vasili: Jeni të dy si përfaqësues të partisë.

Jonila Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.

Eni Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?

Jonila Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.

Flamur Noka: Nuk thashë ashtu.

Jonila Godole: Ashtu thatë.

Flamur Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk dukesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…

Jonila Godole: Ju lutem kontrolloni tonin dhe fjalët që thoni ndaj meje. Kam një pyetje.

Flamur Noka: Pyetjet mi bën zonja, jo juve këtu.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka jonila godole flamur noka jonila godole

Sondazh

Poll