Politike

Sherr i fortë në studio! Noka-Godoles: Gënjen pa u skuqur e duke qeshur

10 Janar 2022, 20:38 Nga DOSJA
Sherr i fortë në studio! Noka-Godoles: Gënjen pa u skuqur e duke

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përplasur e ka debatuar me Jonila Godolen. Të dy ishin të ftuar në studion e “Open”, debatuan teksa diskutonin për protestën e zhvilluar më 8 janar para selisë së Partisë Demokratike. Noka e quajti gënjeshtare Godolen, ndërsa kjo e fundit i kërkoi të përmbahej. 

Pjesë nga biseda:

Flamur Noka: Shiko si gënjen

Jonila Godole: Nuk më quan dot gënjeshtare, unë jam gazetare në thelb dhe kështu kam qenë gjithmonë

Flamur Noka: Gënjen pa u skuqur, madje edhe duke buzëqeshur gënjen hapur.

Jonila Godole:  Nuk gënjej unë, nuk jemi këtu për të diskutuar se kush shikon njërin kënd e kush tjetrin

Eni Vasili: Ju lutem se do më detyroni t’ju mbyll mikrofonat

Jonila Godole: Stop, mjaft tani

Flamur Noka: Gënjen, ti nuk je as oksigjeni i PD-së, nuk je oksigjeni ti at, ty të ka sjellë tjetër kush aty

Eni Vasili: Nuk dua ta bëj këtë gjë, nuk më pëlqen ta bëj, por do më detyroni t’ju mbyll mikrofonat. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka jonila godole flamur noka jonila godole

Sondazh

Poll