Politike

“Shkuat për t’i vrarë”, Marku sherr me Këlliçin, ish-kreu i FRPD: Nuk njihni vullnet

10 Janar 2022, 22:37 Nga DOSJA
“Shkuat për t’i vrarë”, Marku sherr me

TIRANË– Mark Marku dhe Belind Këlliçi, ish-kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Të dy ishin në studion e “Opinion” dhe u përplasën teksa flisnin për protestën e 8 janarit që u zhvillua para selisë së Partisë Demokratike. Marku akuzoi Këlliçin se ai bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha kishin dërguar persona për të vrarë të tjerët që ndodheshin në PD. Kurse Këlliçi mohoi çdo akuzë.

Debati mes tyre:

Belind Këlliçi: Ngjarja po shitet sikur u mblodhën protestuesit dhe donin të sulmonin selinë. Absolutisht jo.

Mark Marku: Po çfarë është?

Belind Këlliçi: Sot ke një njeri që ka uzurpuar selinë

Mark Marku: A e ke hedh në gjyq? Prisni të bëhet gjyqi. Pse i futët njerëzit me i vrarë

Belind Këlliçi: Ka 4 muaj Basha që thotë se nuk ka krizë në PD.

Mark Marku: Me këtë zgjidhët krizën ju? I vutë një njollë PD-së. Të vjen turp që je shqiptar me këtë që bëtë  ju.

Belind Këlliçi: Nuk e bëme ne

Mark Marku: Të keni turp. Merren e hidhen hunj e lopata e tulla mbi kolegë

Belind Këlliçi: Nuk njihni asnjë vullnet

Mark Marku: Keni bërë me turp të gjithë. Aty ishin 800 vetë. Nuk futen në seli me varre

Belind Këlliçi: Kam gjetur të vjedhur zyrën time para 1 muaji. Aty janë futur njerëz me precedent penalë e janë arrestuar, unë nuk futem dot.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi mark marku perplasje ne partine demokratike belind kelliçi mark marku perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll