Politike

Kush telefonoi policinë? Hoxha: Bardhi kërkoi ndihmë kur dera e brendshme u dobësua

10 Janar 2022, 20:54 Nga DOSJA
Kush telefonoi policinë? Hoxha: Bardhi kërkoi ndihmë kur dera e

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se personi i parë që ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se Bardhi ka telefonuar në momentin që dera e brendshme ka filluar të dobësohet.

Ai shtoi më tej se ndërhyrja e policisë është bërë kur është shembur dera.

“Policia e shtetit cakton një zyrtar i cili quhet pika e kontaktit që e njeh mirë dhe është në gjendje ta lexojë situatën. Personi i parë që ka kërkuar ndihmë ka qenë Bardhi. Ndihma është kërkuar që kur dera e brendshme ka filluar të dobësohet. Që në atë moment ka kërkuar ndihmë, mirëpo policia se shikonte dot se çfarë ndodhte brenda dhe se vlerësonte dot sa e rrezikshme ishte situata. Policia është vonuar sepse nuk e shihte dot situatën, garda ishte në kat të dytë dhe se shihte po ashtu derën. Të vetmit persona të armatosur kanë qenë punonjësit e gardës. Unë po them të verifikuar. Ndërhyrja e policisë është bërë kur tokmaku shembi derën,”- tha Hoxha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike artan hoxha perplasje ne partine demokratike artan hoxha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll