Politike

Berisha: Erdhëm paqësisht se po të donim, përballeshim edhe me policinë!

10 Janar 2022, 20:28 Nga DOSJA
Berisha: Erdhëm paqësisht se po të donim, përballeshim edhe

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në protestën e 8 janarit shkuan paqësisht. I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euroneës, Berisha tha se po të donin, do të ishin përballur edhe me policinë, duke shtuar se hapja e dyerve të selisë së PD-së ishte thelbësore.

Biseda në studio:

Berisha: Nga policia nuk është gërvishtur njeri. Nëse policia e merr këtë meritë unë them se gabon shumë rëndë. Ky ishte qëllimi ynë se ne e kemi paqësore lëvizjen se po të donim….

Çfarë do të bënit po të donit, do përballeshit me policinë?

Berisha: Absolutisht si protestat e tjera që janë bërë, që kanë përfunduar në Shqipëri me të plagosur nga të gjitha anët e nga këto e këto. Jo ne e kishim paqësore, ne ishim të përcaktuar lëvizje paqësore. Ju mund të thoni dyert, por unë paralajmërova. Komisioni për Rithemelimin kishte vendosur që të hapen dyert.

Ju thoni paqësore po turma është irracionale?

Berisha: Më falni përveç dyerve cilin plagosi turma më thuaj një, cilin gërvishti turma.

(I.A;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll