Politike

A do kandidojë për kryetar të PD? Berisha: 90% e anëtarësisë më thonë ‘po’

10 Janar 2022, 20:56 Nga DOSJA
A do kandidojë për kryetar të PD? Berisha: 90% e

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e pranoi publikisht se do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike, por u shpreh se nëse do të pyesë 90% të anëtarësisë së PD, ata do ta mirëprisnin kandidimin e tij. Në emisionin “Now” në “Euronews”, Basha shtoi nëse nuk do të pranonte mendimin e anëtarësisë së partië do të thotë se nuk është politikan.

“Kandidimi për kryetar të PD? Ju më thoni do bëni mirë të kandidoni se do fitoni automatikisht. Që të marr një vendim të tillë për kandidim duhet të pyes të gjithë anëtarësinë. 90% do më thonë kandido. Nëse kundërshtoj, nuk jam njeri politik”, u shpreh ish-lideri demokrat.

Komsioni i Rithemelimit të PD ka caktuar datën 22 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të kryetarit të ri të PD pasi Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit vendosi pro-shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll