Politike

Protesta, Noka nxjerr fotot: Nëse shtëpia kthehet në bunker, do gjesh si të hysh

10 Janar 2022, 20:33 Nga DOSJA
Protesta, Noka nxjerr fotot: Nëse shtëpia kthehet në bunker, do

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka publikoi disa foto nga dhuna ep rotestës së 8 janarit që u zhvillua para derës së selisë së Partisë Demokratike.

I ftuar në “Open”, Noka tha se selia e PD-së ishte kthyer në burg për demokratët. Ai shtoi më tej se demokratët donin të futeshin në shtëpinë e tyre e se dyert do t’i hapnin me çdo kusht.  

“Nëse shtëpia jote është kthyer në bunker, do e gjesh si të hysh. Demokratëve nuk ua ndalon kush derën. Është vetëm kjo seli që është kthyer në bunker. E konceptoje më parë që në seli të ndalohej hyrja e demokratëve? Ke parë ndonjë godinë të blindohet në këtë mënyrë? Shtëpia e lirisë ishte kthyer në burg dhe bunkeri i blinduar si dikur Hitleri. Ka një gjë që nuk e konteston dot askush. Dhunë nuk kishte në asnjë moment. Ishin dhjetëra makina, patë një xham të thyer apo gomë të shpuar? Asnjë. Keni ndonjë informacion se ndokush nga ata deputetë që ishin aty apo lloj lloj mercenarësh që kishte futur pengu Basha, të ishte plagosur? Asnjë. Të plagosur ke vetëm protestues demokratë. Shihni fotografitë. Është kryetar grupseksioni, nuk e ka goditur policia por mercenarët e Lul Bravës. Keni parë deputet kështu? Nuk është konfrontim ky,”- tha Noka.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka perplasje ne partine demokratike flamur noka perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll