Politike

A do shkojë në Prokurori? Berisha: Që nesër po të më thërrasin

10 Janar 2022, 20:47 Nga DOSJA
A do shkojë në Prokurori? Berisha: Që nesër po të

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike pranoi se është i gatshëm të dëshmojë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me protestën e dhunshme në godinën e PD që në rastin e parë që të thirret. Në emisionin “Now” në “Euronews”, Berisha tha se pavarësisht se sistemi i drejtësisëështë i kapur nga qeveria Rama, ai do të bëjë detyrën e tij në respekt të përgjigjes së sistemit të drejtësisë.

“A do shkoj në Prokurori? Që nesër të më thërrasin. S’kam kundërshtim. Ata janë të kapur, janë zyrë partie. Të gjithë e dinim që kishte kriminelë, përdhunuar, trafikantë dhe nuk bënë asnjë gjë për t’i ndaluar. Por, ka anën tjetër, unë respektoj ligjin”, bëri me dije ish-kryeministri.

Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priten të thirren nga Prokuroria e Tiranës për të dëshmuar për protestën e 8 janarit, ku u krijuan dëme të mëdha materiale. Policia arrestoi gjithsej 34 persona.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike prokuroria e tiranes sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike prokuroria e tiranes sali berisha

Sondazh

Poll