Politike

Akuzat për vllazëri myslimane/ Zekthi: Përpjekje për të njollosur Islamin

10 Janar 2022, 22:20 Nga DOSJA
Akuzat për vllazëri myslimane/ Zekthi: Përpjekje për të

TIRANË- Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar se përpjekja për të njollosur islamin shqiptar është e turpshme. I ftuar në emisionin ‘Open’, Zekthi reagoi pas deklaratës së deputetit Flamur Noka, i cili tha se Lulzim Basha ka lidhje me kriminelë dhe islamikë. Pas kësaj deklarate, Zekthi tha se në të gjithë Ballkanin, nuk ekzistojnë vllazëri myslimabe dhe se islami shqiptar është i pastër.

Pjesë nga biseda:

Zekthi: Serbia ka pasur një tezë që Islami rrezikon Ballkanin, Shqipëria duke qenë islame, Kosova e të tjera. Dhe tani na doli një tezë që vllazëria myslimane në Tetovë. Në Tetovë, në Tiranë, Shkup dhe kudo nuk ka vllazëri myslimane. Në Ballkan nuk ka pasur vllazëri myslimane. Nuk ka asnjë organizate ndërkombëtare.

Noka: A je ekspert fetar ti apo ca je.

Zekthi: Unë lexoj vëlla. Më thuaj një dokument që thotë. Nuk ka. Në Ballkan nuk ka vllazëri myslimane. Përpjekja për të njollosur islamin shqiptarë është e turpshme. Myslimanët shqiptarë mbrojnë edhe Lulin edhe të Krishterët. Islami shqiptar është i pastër, dhe patriatik.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fitim zekthi flamur noka fitim zekthi flamur noka

Sondazh

Poll