Politike

Berisha: Do jem në seancën e parë në parlament, do flas dhe për narko-opozitën

10 Janar 2022, 21:11 Nga DOSJA
Berisha: Do jem në seancën e parë në parlament, do flas dhe

TIRANë – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se do të jetë në parlament që në seancën e parë të këtij viti, e cila fillon këtë javë. Në emisionin “Now” të “Euronews”, ish-kryeministri premtoi se do të flasë në Kuvend kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe opozitës së udhëhequr nga Lulzim Basha, që e konsideron narko-opozitë Më tej, ai shtoi se nuk do ta ketë aspak problem që do të ketë 2 minuta kohë për të folur në parlament. Berisha shprehet se prezenca e tij e rrit audiencën.

“Parlamenti? Do shkoj që tani. Janë anëtarë të grupit parlamentar, do mbrojnë interesat.

Do flasë kundër Bashës në parlament? Do flas ndaj narko-qeverisë dhe narko-opozitës.

2 minuta kohë? Aq mjafton. Kanë bërë rregullore kundër meje, imagjino ç’a frike kanë. Kur u bënë 3 kundër meje, Basha, Rama dhe Kim në të njëjtën kohë në orën 18:00 kur merrja pjesë në ‘Foltore’ audienca ime u dyfishua. Por, ajo do 10-fishohet herën tjetër”, tha ish-kryeministri Sali Berisha në “Euronews”.

Berisha nuk ka marrë pjesë deri tani në asnjë seancë parlamentare të legjislaturës pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, pasi u angazhua me “Foltoren” kur kryetari i PD Lulzim Basha vendosi pezullimin e tij nga grupi parlamentar në 9 shtator 2021, një ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll