Politike

Palmer për 30 qershorin, reagon Presidenca: Sigurojmë se do zhvillohen zgjedhje demokratike

27 Qershor 2019, 16:30 Nga DOSJA
Palmer për 30 qershorin, reagon Presidenca: Sigurojmë se do zhvillohen

TIRANË– Presidenca ka reaguar menjëherë pas deklaratës së zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer se SHBA-të njihnin vetëm 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale. 

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka vlerësuar qëndrimin e kongresmenit, Eliot Engel, i cili shprehej i shqetësuar lidhur me situatën politike në vend duke bërë thirrje për zgjidhje.

I pyetur lidhur me deklaratën e Palmer, Blushi nuk i ka komentuar ato duke e cilësuar qëndrimin e tij si të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm.

Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse,”-shprehet Blushi. 

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga mediat mbi deklaratat e bëra nga z.Palmer në VOA deklaroi se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës.

Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve matthew palmer tedi blushi zgjedhjet lokale 2019 data e re e zgjedhjeve matthew palmer tedi blushi zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 27 Qershor 2019, 15:34

Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD

Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të just...