Politike

Zgjedhjet lokale, reagon Palmer: Të zhvillohen më 30 qershor, vetëm atë datë njohim (Video)

27 Qershor 2019, 16:19 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale, reagon Palmer: Të zhvillohen më 30 qershor,

SHBA– Zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka reaguar lidhur me datën e të zgjedhjeve lokale të caktuar nga presidenti Ilir Meta.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Palmer shprehej se SHBA-të njihin 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

“Shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, tha Palmer.

Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve matthew palmer zgjedhjet lokale 2019 data e re e zgjedhjeve matthew palmer zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 27 Qershor 2019, 15:34

Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD

Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të just...