Politike

Masa të rrepta për procesin zgjedhor, 500 efektivë policië zbarkojnë në Shkodër

27 Qershor 2019, 16:10 Nga DOSJA
Masa të rrepta për procesin zgjedhor, 500 efektivë policië

SHKODËR– Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të rrepta në lidhje me mabrëvajtjen e procesit zgjedhor. Vetëm në qarkun e Shkodrës mësohet se kanë zbarkuar 500 efektivë policie.

Dosja.al mëson gjithashtu se efektivët janë të angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore deri në hajen e votimit.

Ata do të kujdesen gjithashtu për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në përfundim të procesit në të gjithë qarkun e Shkodrës.

Këto masa vijnë tri ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, zgjedhje këto ku opozita nuk merr pjesë.

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta në një konferencë urgjente Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve lokale, më 13 tetor, pas një takimi me kryedemokratin Lulzim Basha.

Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërsa sipas një reagimi nga Petrit Vasili opozita ka gjasa të pranojë të shkojë në zgjedhje më 13 tetor.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike masa te forta policie procesi zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit masa te forta policie procesi zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 27 Qershor 2019, 15:34

Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD

Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të just...