Politike

“S’kam turp që jam burri i Monikës”, Meta i përgjigjet Ramës: E gjeta në partinë që drejton ti sot

27 Qershor 2019, 13:09 Nga DOSJA
“S’kam turp që jam burri i Monikës”, Meta i

TIRANË- Presidenti Meta i është përgjigjur menjëherë Ramës pas reagimit të tij në rrjetet sociale për caktimin e datës së re të zgjedhjeve, ku thumboi edhe Monika Kryemadhin , bashkëshorten e presidentit, ku u shpreh me ironi se:

Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM”.

Gjatë fjalës së tij para medieve, kreu i shtetit u shpreh se Monikën e gjeti në partinë që drejton sot kryeministri Rama.

Më vjen shumë keq për reagimin e tij por nuk humbas asnjë moment qetësinë, unë nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe këtë e dinë gjithë shqiptarët, unë Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, por ai e di se unë i di detyrat dhe bëj ndarjen personale, shoqerore dhe familjare me anën institucionale. Është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika aq më tepër në këtë detyrë kaq të rëndësishme që kam.  I bej të qartë se axhenda ime është ajo e presidentit të Republikës vend anëtarë i NATO”, u shpreh Meta.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta monika kryemadhi data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll