Aktualitet

VD-Shpëtoi mrekullisht nga atentati me kallashnikov, Bejtja: S’i pashë dot autorët

9 Janar 2022, 19:07 Nga DOSJA
VD-Shpëtoi mrekullisht nga atentati me kallashnikov, Bejtja: S’i

TIRANË– Gentjan Bejtja, 41-vjeçari që mbeti i plagosur me kallashnikov në një atentat mbrëmjen e sotme ka rrëfyer se nuk i ka parë autorët e ngjarjes. Mësohet se ai ka komunikuar me një të afërmin e tij para se të futej në sallën e operacionit të spitalit të Traumës, të cilit i ka rrëfyer se nuk i ka parë personat që i zunë pritë sapo doli nga karburanti.


Është në sallë, fola me të, nuk i kam parë atentatorët më tha, e kanë qëlluar nga mbrapa, ka një plagë në krah,”– tregoi i afërmi i Bejtjes për mediat.

Bejtja u plagosur në Larushk të Fushë Krujës. Në spital ndodhet edhe Klodian Stafuka, personi që ishte pasagjer në mjetin e Bejtjes. Makina humbi kontrollit pas të shtënave e u aksidentua, duke bërë që Stafuka të plagosej gjithashtu.

LAJM KRYESOR: EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy persona nga Fushë Kruja, përfundojnë tek Trauma

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja

Sondazh

Poll