Aktualitet

VD-Rrethanat! Bejtja u qëllua me armë, Stafuka u plagos pasi mjeti humbi kontrollin

9 Janar 2022, 18:17 Nga DOSJA
VD-Rrethanat! Bejtja u qëllua me armë, Stafuka u plagos pasi mjeti

FUSHË KRUJË- Dosja.al ka zbardhur detaje nga plagosja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Larushk në Fushë Krujës. Mësohet se Gentian Bejtja, 41 vjeç dhe Klodjan Stafuka kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krujës u është zënë pritë.


Drejt tyre është qëlluar me armë zjarri, por plumbi ka kapur vetëm Bejtjen që e ka lënë të plagosur në krah. Stafuka është plagosur gjithashtu, pasi pas të shtënave me armë, Bejtja që ishte në timon ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, pasagjeri ka marrë dëmtime në kokë. Të dy ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës, ku dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

LAJM KRYESOR: EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy persona nga Fushë Kruja, përfundojnë tek Trauma

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja

Sondazh

Poll