Aktualitet

Aksident në Rinas, makina përplaset me ambulancën, lëndohet pacientja dhe pasagjerja

9 Janar 2022, 18:19 Nga DOSJA
Aksident në Rinas, makina përplaset me ambulancën, lëndohet

TIRANË – Një makinë dhe një ambulancë janë përplasur me njëra tjetër në rrugën e Rinasit pasditen e sotme. Për rrjedhojë, janë lënduar pacientja në ambulancë K.V., 26 vjeçe dhe pasagjerja në makinë R.B., 38 vjeçe. Për fatin e mirë, të dyja ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca i përket spitalit të Fierit. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rinas perplaset ambulanca aksident ne rinas perplaset ambulanca

Sondazh

Poll