Aktualitet

FOTO: Ky është Bejtja që u plagos me kallashnikov, mik i të zhdukurit Enver Stafuka

9 Janar 2022, 18:54 Nga DOSJA
FOTO: Ky është Bejtja që u plagos me kallashnikov, mik i të

FUSHË KRUJË- Personi që po shikoni në foto është Gentjan Bejtja, 41-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme me kallashnikov. Bejtja rezulton të ketë qenë mik i ngushtë me Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur dhe i rrëmbyer që në shkurt të vitit 2015. Mbrëmjen e sotme, ai po udhëtonte me makinë së bashkë me Klodjan Stafukën, 31 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.

Sapo furnizoi makinën me karburant dhe doli që aty, Bejtja u qëllua me kallashnikov dhe u plagos në krah. Ndërsa 31-vjeçari Stafuka u lëndua pasi makina humbi kontrollin pas të shtënave e u aksidentua. Të dy ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ata rezultojnë të jenë persona me precedentë penalë.

Bejtja i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomonduar në vitin 2016. Emri i tij është përmendur edhe në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. 

LAJM KRYESOR: EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy persona nga Fushë Kruja, përfundojnë tek Trauma

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja

Sondazh

Poll