Aktualitet

Krimi në familje, policia jep detaje: Çifti ishin ndarë!

9 Janar 2022, 17:10 Nga DOSJA
Krimi në familje, policia jep detaje: Çifti ishin ndarë!

VAU I DEJËS- Policia ka dhënë detaje në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Vaun e Dejës këtë pasdite. Në njoftim, viktima 40-vjeçare, Xhuliana Topalli cilësohet si ish-partnerja e autorit, Niko Hila, 50 vjeç, duke lënë të kuptohet se dyshja i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Gjithsesi, rrethanat e krimit të rëndë nuk janë zbardhur ende. Vetë Hila ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ka tentuar të vrasë edhe veten.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe. Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

LAJM KRYESOR: Burri vret gruan me kallshnikov në Vaun e Dejës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan me kallashnikov niko hila xhuliana topalli burri vret gruan me kallashnikov niko hila xhuliana topalli

Sondazh

Poll