Aktualitet

EMRAT/ Lojëra fati në Gjirokastër, arrestohet pronari i një lokali dhe klienti

9 Janar 2022, 15:23 Nga DOSJA
EMRAT/ Lojëra fati në Gjirokastër, arrestohet pronari i një

GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi organizonin lojëra fati. Mësohet se në pranga ka rënë pronari i një lokali, 36-vjeçari Romeo Corro si edhe 37-vjeçari Dërgim Hisa, i cili ishte klient i këtij lokali. Gjithashtu nga policia janë sekuestruar dy aparate telefoni si edhe një shumë parash.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dy aparate celulare dhe një sasi parash. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër (klient i subjektit).

Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare dhe një sasi parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dërgim hisa romeo corro dërgim hisa romeo corro

Sondazh

Poll