Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina “Toyota” godet këmbësoren 19-vjeçare

9 Janar 2022, 17:25 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan, makina “Toyota” godet këmbësoren

ELBASAN – Një 19-vjeçare është aksidentuar sot pasdite në qytetin e Elbasanit. Shtetasja M.XH. u godit nga një makinë tip “Toyota” teksa po ecte në rrugë në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Ajo është dërguar në spitalin e qytetit të Elbasanit dhe për fatin e mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po merret me zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 09.01.2022, rreth orës 17:45, në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Xh., 19 vjeçe banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll