Aktualitet

VD-Atentati në Fushë Krujë, policia: Bejtja u qëllua me armë, është jashtë rrezikut

9 Janar 2022, 18:43 Nga DOSJA
VD-Atentati në Fushë Krujë, policia: Bejtja u qëllua me

FUSHË KRUJË– Policia ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur këyë mbrëmje në Larushk të Fushë Krujës. Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore Gentjan Bejtja 41 vjeç dhe Klodjan Stafuka, 31 vjeç. Bejtja është plagosur me armë zjarri, ndërsa Stafuka është lënduar pasi mjeti që drejtonte 41-vjeçari ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar pas të shtënave me armë. 


Njoftimi i policisë:

Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit: G. B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin  dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. K. S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LAJM KRYESOR: EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy persona nga Fushë Kruja, përfundojnë tek Trauma

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja

Sondazh

Poll