Aktualitet

Përplasja në PD,Rama: Jam gati! Do ndërhyjë e Meta.Basha e Berisha, do derdhnin gjak

9 Janar 2022, 07:16 Nga DOSJA
Përplasja në PD,Rama: Jam gati! Do ndërhyjë e Meta.Basha e

TIRANË– “Jam këtu në dispozicion që çdo gjë të bëhet me paqe. Në djall të shkojë edhe pushteti nëse Shqipëria nuk shkon mirë,”-kështu e me dy gishta lart e mbylli kryeministri Edi Rama monologun prej një ore me demokratët. Një ditë pas përplasjes në selinë e Partisë Demokratike mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, edhe Rama vendosi që të merrte protagonizmin e tij.

Në një komunikim me demokratët, Rama ka thënë hapur se vendi nuk ka opozitë, e se këtë fakt ai e ka ditur prej vitesh. Por sipas tij, tanimë situata ka arritur “kulmin” duke i bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë ç’të munden për një Shqipëri më të mirë. Sa i përket dhunës së ushtruar nga të dyja palët, numri një i qeverisë nuk la pa ironizuar edhe mbështetësit e Bashës, duke përmendur se kishin përdorur fikëse zjarri dhe shkopinj druri për të mbrojtur godinën.

Megjithatë u shpreh se zgjidhja më e mirë e situatës së krijuar ishte një process zgjedhor, i hapur dhe transpartent. Ndërsa paralajmëroi dhe një rikthim. Bëhet fjalë për presidentin Ilir Meta, edhe pse nuk e përmendi me emër, Rama u shpreh se ai po ndiqte nga larg të gjitha zhvillimet edhe pse në heshtje. Sa i përkët akuzave për Policinë e Shtetit, Rama e kaloi topin tek numri një i opozitës dhe zyrtarët e tjerë, që sipas tij duhet që të kishin dhënë alarmin për mbrojtje që në fillim, në mënyrë që të shmangnin përplasjen. Por për kreun e qeverisë, një lëvizje e tillë tregon se të dy palët dje kërkonin gjakderdhje.

Por çfarë ndodhi dje brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-MOMENTI që s’u pa! Rama u ngre dy gishtat demokratëve,në fund dhe një buzëqeshje

“Hoxhi-doxhi”/ Rama: Berisha e Basha nuk janë problemi im, por i demokratëve

‘Ki respekt për kundërshtarët’/Komenti, Rama: Të ishte ndryshe s’do flisja me ju

Protesta/ Rama: Ndihem i turpëruar, si jeniçerë, mungonin kovat me zift nga lart

Lë modestinë mënjanë, Rama: I kam mundur të dy, madje të tre

‘Nuk u përdor dhunë’/ Rama përgënjeshtron Bashën: Aty kishte njerëz me shkopinj

Rama: Ata zihen kush është shërbëtori im, Basha-Berisha zihen me kë jam unë

INCIDENTI/ Po ‘qan’ hallin e demokratëve, Rama: Se mu derdh dhe kafja…

‘Mbetje përgjysmë me kufomë politike’/ Rama: Berisha dhe Basha deri dje, ishin një

‘Ka marrë fund PD, ia dole’/ Rama: Jam dakord me ty, ne nuk kemi opozitë

‘Ti kishe bërë zyrën se për atë zihen’/ Rama: Unë nuk zëvendësoj opozitën

PROTESTA/Rama: Dje pamë kafshëri në zgjedhjen e mjeteve, përpjekje për kafshim

‘Kur zihen 2 fitimtar del i 3-ti’/Komenti, Rama:Nuk argëtohem si ata i ndukin puplat

‘Ishin gati të sakrifikonin njerëz’/ Rama: Kacafytje barbare në PD, mbetje e ndarë

https://dosja.al/rama-ishin-te-gatshem-te-sakrifikonin-demokratet-mund-te-kishte-gjakderdhje/

‘Lufta’ Berisha-Basha/Rama: Akuza se kush nga të dy është shërbëtori im, pikë e zezë

TENSIONET në PD, Rama: Miqtë e huaj me pyetën a ishte i vërtetë, lajmi mori dhenë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 perplasje ne partine demokratike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll