Aktualitet

U plagos sot, Bejtja ish-polici që u përfshi në vrasjen e Lamajt, atentati në 2016

9 Janar 2022, 18:07 Nga DOSJA
U plagos sot, Bejtja ish-polici që u përfshi në vrasjen e Lamajt,

TIRANË– Gentjan Bejtja, 41 vjeç, nga fshati Larushk i Fushë-Krujës, një nga dy personat që përfunduan të plagosur me armë zjarri në spitalin e Traumës këtë pasdite, rezulton t’i ketë shpëtuar një atentati me eksploziv në vitin 2016. Bejtja, një ish-polic i burgut të Fushë-Krujës është gjithashtu një emër i njohur për policinë.

Emri i tij u bë publik më 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili ra pre e një atentati në rrugën “Petro Korçari”, pranë banesës së tij. Bejtja bashkë me Enver Stafukën (i rrëmbyer dhe zhdukur që nga mbrëmja e 8 shkurtit 2015).

Të dy vodhën makinën e llojit “BMW” që u përdor në vrasjen e kryekomisar Lamajt në vitin 2013. Automjeti i ishte vjedhur një ditë para vrasjes në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës dhe pas krimit, autorët e vrasjes e dogjën pranë Domjes në Tiranë. Bejtja dhe Stafuka u vunë në pranga në atë kohë nga policia, por u liruan në vitin 2015.

LAJM KRYESOR: EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy persona nga Fushë Kruja, përfundojnë tek Trauma

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dritan lamaj gentjan bejtja klodjan stafuka dritan lamaj gentjan bejtja klodjan stafuka

Sondazh

Poll