Politike

Protesta e dhunshme në PD, Manja: Sot sfida më e vështirë për Policinë

8 Janar 2022, 15:51 Nga DOSJA
Protesta e dhunshme në PD, Manja: Sot sfida më e vështirë

TIRANË – Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e konsideroi protestën e sotme në godinën e Partisë Demokratike so sfidën më të vështirë për Policinë e Shtetit. Në Facebook, kreu i institucionit të drejtësisë në vend tha se skena e sotme i ngjante një arene lufte me mjete mesjetare. Ai shtoi se situata më e keqe ka kaluar dhe tashmë prokuroria dhe policia do të bëjnë detyrën. Manja u bëri thirrje demokratëve që të vetëpërmbahen në të ardhmen.

POSTIMI I ULSI MANJëS:
Sot ka qenë ndoshta sfida më e komplikuar për një Polici Shteti në demokraci, sepse kjo e sotmja është një ngjarje e padëgjuar në historinë politike të planetit. S’ka bërë vaki në botë që një parti politike të kthehet në një arenë lufte me mjete mesjetare, mes dy palësh të ekstremizuara në skaje të papara ndonjëherë. Policia e Shtetit e ka kaluar me dinjitet të lartë profesional këtë sprovë përballë papërgjegjshmërisë më absurde të të dyja palëve të përfshira në konflikt. Tani që më e keqja ka kaluar më së miri, prokuroria dhe policia duhen mbështetur pa rezervë në kryerjen e detyrës së nxjerrjes para ligjit të përgjegjësve të asaj skene krimi jashtë dhe brenda godinës së këtij ballafaqimi mesjetar. I bëjmë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe të mos pengojnë me veprime ose mosveprime të qëllimshme, organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Policia nis shoqërimet, Rama gjithë ironi, Basha kërkon mediat në zyrë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike ulsi manja perplasje ne partine demokratike ulsi manja

Sondazh

Poll