Politike

VD-U lëndua në protestën e PD, Hoxha:Isha në trotuar,më goditi një predhë e policisë

8 Janar 2022, 20:24 Nga DOSJA
VD-U lëndua në protestën e PD, Hoxha:Isha në trotuar,më

TIRANË – Kryetari i grupseksionit nr.8 të Partisë Demokratike në Tiranë Alban Hoxha rrëfeu se çfarë ndodhi me të ditën e sotme ku u plagos në kokë. Për mediat, ai tregoi se është goditur me një predhë në kokë në momentin kur ecte në trotura në rrugë. Pasi e çuan për mjekim te Spitali Ushtarak, Hoxha shton se e kanë marrë uniforma blu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Për plagën në kokë, ai tregon se ka 6 qepje në kokë. Edhe pse ka kërkuar shpjegime nga policët, kryetari i degës nr.8 të PD tha se e kanë dërguar në Komisariatin nr.1 së bashku me këngëtarin Arkimed Lushaj (Stresi), të cilët i futën në birucë.


Hoxha u shpreh gjithashtu se e njeh policin që goditi me predhë ndaj tij.

“Jam Alban Hoxhaj, sot kam marrë pjesë në një protestë për të vajtur te DP, te shtëpia jonë. Unë kam 30 vite që jam anëtar i PD-së, kam kontribuar për PD-në dhe nuk e kam parë asnjëherë individin. Unë i kam shërbyer PD-së. Nuk kam asgjë as me Lulin dhe as me Saliun. Vajtëm në shtëpinë tonë. Jam i zhgënjyer aq shumë sa që… Më vjen keq të ndodhë kjo në PD. Unë me vete kam pasur vetëm një çadër dhe u përballëm me dhunën me gaz lotsjellë dhe me të gjitha. Na poshtëruan dhe na nxorrën jashtë PD-së. Në moment kur ne kishim dalë dhe rrinim në trotuar, mua më vjen një predhë nga forcat speciale që më hodhi përtokë. Mirë që qëlloi ambulanca aty dhe vajta në Spitalin ushtarak. Dhashe dhe një deklaratë. Pastaj më insistuan që të më nxirrinin, por unë nuk kam qenë mirë. Doktoresha tha që duhet të dalësh. I thashë policëve ku do të më çoni? Unë i thashë nuk jam në gjendje. A nuk ka një laptop policia që të më marrë këtu deklaramini, por më thanë jo duhet të vish. Më çuan te drejtoria e policisë dhe më thanë për gjys ore do mbarosh punë. Prit se do vinin të më merrninin deklaratën, nuk vinin. Ju kam thënë ore jam sëmurë nuk duroj dot, kam 6 qepje. Jam me mjekime. Më lini i thashë në një dhomë tjetër. Më morën që aty, më futën në furgon, biles kam qenë me Stresin, më vunë prangat. Më solën te 1-shi. Na kanë futur në birucë 20-30 veta aty. Gjaku më rridhte, biles Stresi më ka mjekuar. Kam qëndruar në këmbë dhe nuk donte ta dinte kush. I kam thënë ore duhet të më kërkoni falje se më goditët me predhë. Në momentin e goditjes kam qenë jashtë selisë së PD-së. Ka qenë si tip karabinë që më qëlloi. Policin e njoh se vetëm ai kishte atë tip arme”, u shpreh për “Faxneës” kryetari i grupseksionit nr.8 të Partisë Demokratike”, u shpreh Alban Hoxha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll