Politike

5 orë mbrojtje të godinës së PD, largohen “Shqiponjat”

8 Janar 2022, 20:13 Nga DOSJA
5 orë mbrojtje të godinës së PD, largohen

TIRANË – Forcat e njësisë policore “Shqiponja” u larguan pas 5 orësh qëndrimi në selinë e Partisë Demokratike. Efektivët u tërhoqën në orën 19:00 kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbylli konferencën për mediat dhe grupi i punonjësve të prokurorisë grumbulloi provat e nevojshme materiale.

Në godinën e Partisë Demokratike u zhvillua për 3 orë një protestë e dhunshme ku simpatizantë demokratë që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha tentuan të merrnin me forcë selinë blu duke përdorur trapanë, matrapikë, gurë dhe hunj. Me përshkallëzimin e protestës, forca të FNSH-së ndërhynë dhe shpërndanë me ujë dhe gazlotsjellës demonstruesit. Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi më pas mbylljen e protestës. Pasdite, ai dhe Basha mbajtën secili konferencë në lidhje me ngjarjen e sotme. Berisha premtoi se protestat do të përhapen në të gjithë Shqipërinë ndërsa përmendi se ka persona të inkrimunuar që mbrojnë godinën e partisë më të madhe opozitare.

Protesta u dënua nga disa ambasada të huaja në vendin tonë si dhe nga ministrat Bledi çuçi (i Brendshëm) dhe Ulsi Manja (i drejtësisë).

Policia ka shoqëruar gjithsej 50 persona në lidhje me protestën që u zhvillua sot në PD.|

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fnsh perplasje ne partine demokratike shqiponjat ne levizje fnsh perplasje ne partine demokratike shqiponjat ne levizje

Sondazh

Poll