Sport

VD/ “Do të kërkojmë Kupën e Shqipërisë”, Shkëmbi nuk ka kohë për të humbur…

6 Janar 2022, 17:21 Nga DOSJA
VD/ “Do të kërkojmë Kupën e

DURRES Me 3 fitore, 6 humbje dhe 6 barazime, te Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe ditët e pushimit kanë qenë minimale, sepse koha nuk pret. Së pari, për të rikuperuar atë që humbën në pjesën e parë të sezonit dhe më pas për të vazhduar drejt objektivave. Në intervistën e tij të parë për vititn 2022, trajneri dinamovit Bledi Shkëmbi tregon për “Top Channel” këto ditë pauze të kampionatit.

“Kaluam një gjysmë sezoni të dobët dhe patjetër që kjo na ka bërë të reflektojmë. Të gjithë si klub nga presidenti, stafi teknik dhe lojtarët jemi mbledhur, kemi parë ato çka kemi bërë gabim dhe shpresojmë që ky vit i ri të na përmirësojë ato gjëra që ne menduam se kemi bërë gabim”.

Po sa të vështira kanë qenë për Shkëmbin këto ditë, i rrethuar siç thotë ai vetë, më tepër nga presioni i rezultateve se sa nga presioni i jashtëm.

“Kam patur momente reflektimi, ku edhe unë jam menduar nëse duhet të vazhdoj apo jo dhe këtë gjë nuk mund ta fsheh. Por besimi i presidentit më ka bërë të ndihem mirë dhe më ka bërë që të kem akoma më shumë besim dhe energji për ta kthyer situatën në favorin tone”.

Sabien Lilaj, apo Rexhinaldo, janë dy blerjet e zyrtarizuara, të cilat i japin më tepër besim trajnerit të Dinamos edhe pse objektivat nuk janë më ato të fillim sezonit.

“Tani nuk mund të themi më të njëjtat gjëra që thonim në fillim të kampionatit, por me afrimet e reja jam i bindur që ne do të synojmë pa tjetër Kupën e Republikës dhe do të synojmë javë pas jave të fitojmë dhe të rikuperojmë pozicionin në klasifikim”.

Dhe së fundmi një urim, apo mesazh për tifozët?

“Ne i kërkojmë falje për atë gjysmë sezoni që iku dhe i kërkojmë mbështetje, sidomos në momente të vështira. Ta kthejmë këtë situatë të keqe që kishim këto muaj që kaluam, nuk e meritojmë këtë vend që kemi”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport blutë e dinamo dinamo dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me kastriotin ish-trajneri i dinamos blutë e dinamo dinamo dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me kastriotin ish-trajneri i dinamos

Sondazh

Poll