Sport

Bologna nuk u paraqit në fushë, Inter “dëmton” vetveten, përplasja mes dy lojtarëve

6 Janar 2022, 14:59 Nga DOSJA
Bologna nuk u paraqit në fushë, Inter “dëmton”

ITALI-Ashtu siç pritej, Bologna-Inter nuk u luajt. Karantina që ASL i vendosi klubit kuqeblu ka parë vetëm skuadrën e Inzaghit në fushë në 45 minutat e kërkuara nga rregullorja.

Skuadra e Simone Inzaghit kreu pothuajse një orë stërvitje me intensitet të lartë në fushën e Bologna-s, aq sa pati edhe disa momente humori. Në një duel mes Dumfries dhe Dimarcos pa këtë të fundit në tokë duke rënkuar nga dhimbjet.

Pas disa sekondash në tokë me dhimbje, lojtari u ngrit pa ndonjë problem. Menjëherë pas kësaj, zikaltërit u rikthyen në dhomat e zhveshjes para se delegati i i ndeshjes të pezullonte përfundimisht ndeshjen.
Departamenti i Shëndetit Publik të Bolonjës ka marrë masa për anulimin e të gjitha aktiviteteve garuese dhe stërvitore të klubit të Bolonjës për një periudhë pesëditore.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bologna inter bologna inter

Sondazh

Poll