Sport

Në Spanjë nuk binden: “Messi do të rikthehet tek Barca…”

6 Janar 2022, 12:35 Nga DOSJA
Në Spanjë nuk binden: “Messi do të rikthehet tek

SPANJE – Ambientimi i Lionel Messit në Parsi bëhet gjithmonë edhe më i vështirë, dicka që vihet re edhe në paraqitjet e tij sportive.
Pas impaktit që pati në momentin e kalimit nga Barcelona tek PSG gjërat nuk është se kanë shkuar sipas parashikimeve për argjentinasin dhe klubin parizien.
Kjo situatë ka sjellë dyshime se ai mund të largohet nga PSG në qershor. Kjo është deklarata e fortë e Lobo Carrascos, lojtarit legjendar të Barcelonës dhe bashkëpunëtor i rregullt i ‘El Chiringuito’.

?"MESSI podría IRSE del PSG"

? ¡BOMBAZO de @lobo_carrasco
en #ChiringuitoMessi! pic.twitter.com/BjLBYufKCc

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 6, 2022


“Nëse ai fiton, ai mund të qëndrojë edhe një vit. Por nëse PSG nuk fiton, Messi mund të largohet. Pesë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, sidomos sa i përket Champions League, mendoj se ai mund të detyrojë largimin,” – u shpreh ndër të tjera legjenda e Barcelonës.
Kjo nuk është hera e parë ku e ardhmja e Messit te PSG vihet në dyshim pas vetëm një sezoni, pasi MLS është një destinacion që gjithmonë ka qenë tërheqës për argjentinasin.
B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona messi psg barcelona messi psg

Sondazh

Poll