Sport

Djokoviç izolohet në Melburn, seanca gjyqësore për pezullimin e tij, të hënën…

6 Janar 2022, 11:15 Nga DOSJA
Djokoviç izolohet në Melburn, seanca gjyqësore për

AUSTRALI – Novak Djokovic nuk u kthye në aeroportin “Tullamarine”, por do të qëndrojë në Australi deri të hënën. Kjo është dita e caktuar e séance gjyqësore, pas ankesës së paraqitur nga avokatët e tenisit serb.

Për këtë arsye, dëbimi nga territori australian është pezulluar: numri 1 në botë është transferuar në një hotel, ku do të qëndrojë në karantinë. Do të duhet të presim, pra, që të kemi zgjidhjen përfundimtare të çështjes, që po monopolizon botën e tenisit dhe më gjerë.

Avokatët e Djokovicit kanë marrë një urdhër të përkohshëm, që i ndalon autoritetet australiane ta dëbojnë tenistin serb të paktën deri të hënën. Dhe avokati Christopher Tran, që përfaqëson ministrinë e emigracionit, Alex Hawke, tha se qeveria nuk ishte kundër kësaj.

Avokatët e lojtarit do të kenë kohë deri të shtunën në orën 14:00, për të paraqitur provat dhe kërkesat për përjashtim Djokovic nga kërkesa për vaksinim anti-Covid. Aktualisht Djokoviç ndodhet në “Hotel Park”, një hotel ku banojnë refugjatët dhe azilkërkuesit.

Disa mbështetës të tenistit u mblodhën poshtë hotelit me një flamur serb. Të hënën do të mbahet seanca gjyqësore dhe do të merret vendimi për “rastin-Djokovic”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport avokatët e djokovicit djokoviç ndodhet në “hotel park” një hotel ku banojnë refugjatët dhe azilkërkuesit serbi novak djokoviç tenisti novak djokoviç avokatët e djokovicit djokoviç ndodhet në “hotel park” një hotel ku banojnë refugjatët dhe azilkërkuesit serbi novak djokoviç tenisti novak djokoviç

Sondazh

Poll